Një person është arrestuar të mërkurën, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur që ka ndodhur ditë më parë në Graçanicë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur policia, i arrestuari është H.B., 22 vjeçar, ndërkohë i shpalluri në kërkim është A.B., 25 vjeçar.
“Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin; H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë”, thuhet në njoftimin për medie.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është proceduar para Gjykatës dhe “ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”./Insajderi.com
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur një tjetër shpallet në kërkim
Prishtinë, 13 janar 2021 – Drejtoria…
Posted by Kosovo Police on Wednesday, January 13, 2021