
Dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e një marketi të pompës të grabisin një sasi të parave të gatshme, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës rastin e kanë raportuar dy punëtorët e pompës së dervateve në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në ajër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, rasti është duke u hetuar.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17. Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtorë në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të pompës të grabisin një sasi para të gatshme. Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com