Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë, vidhen para të gatshme

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë, vidhen para të gatshme

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e një marketi të pompës të grabisin një sasi të parave të gatshme, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës rastin e kanë raportuar dy punëtorët e pompës së dervateve në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë përkatëse policore,  rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17. Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtorë në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të  pompës të  grabisin një sasi para të  gatshme. Sipas ankuesve, të  dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur  njësitë përkatëse policore,  rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com