
Një vjedhje e armatosur ka ndodhur të hënën në ora 09:40 në Podujevë, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Një punëtor i sigurimit ka deklaruar në stacionin policor se kur i dorëzoi paratë e bankës menaxheres, dy persona e kanë sulmuar rrugës dhe ia kanë vjedhur çantën.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri, njofton Insajderi.
Njësitet policore kanë konfiskuar një gëzhojë në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com