Grabitje e rëndë në një kishë

Grabitje e rëndë në një kishë

Në Kishën Katolike në Gjakovë ka ndodhur një grabitje e rëndë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, njofton Insajderi.

“Ankuesi (prift i kishës katolike) deklaron se kur kishte shkuar ne kishë për meshë kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte e hapur me forcë dhe arka ku njerëzit i lenë te hollat për bamirësi ishte e hapur dhe pas kontrollimit ka vërejtur se mungon tabërnakull (shtëpiza ku ruhet sakramenti). Vlera e demit nuk dihet. Ne vendngjarje kanë dalë patrulla dhe hetuesit policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com