Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton për një grabitje e cila ka ndodhur gjatë së hënës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar punëtorja e këtij institucioni, ndërsa nuk është bërë e ditur shumca e parave të cilat janë grabitur.

“Prishtinë 12.04.2021 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar aty kishte shkuar një person me maskë anti Covid në fytyrë pa e ekspozuar ndonjë armë  dhe i ka marr para. Viktima nga frika të dyshuarit ja kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Insajderi.com