
Një grabitje nën kërcënim të armëve ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës gjatë pasdites të së enjtes, njofton Insajderi.com.
Siç bëhet e ditur nga policia, hajnat kanë e kanë lidhur pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij, për të kryer grabitjen e një shume të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit.

Ilustrim
Kështu njofton zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili thotë se pas kësaj grabitjeje ata kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Rreth orës 20:30 në fshatin Vitomiricë ka ndodhur një grabitje në një shtëpi. Hajnat nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur brenda shtëpisë pronarin dhe bashkëshortën e tij”, thotë Gashi.
“Ata kanë arritur të grabisin një shumë bukur të madhe të parave, stolive të arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin”, shtoi ai.
Gashi tha se personave të cilët u grabitën, i është dhënë ndihma e parë.
“Ata janë goxha të shqetësuar. Është kërkuar edhe autoambulanca. Ju është dhënë ndihma”. /Insajderi.com