Grabitje në Podujevë – Arrestohen tre persona

Grabitje në Podujevë – Arrestohen tre persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona të shtunën, pasi të njëjtit dyshohen për një grabitje që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë grabitur një shumë parash.

Të arrestuarit Sh.S 24 vjeç, Sh.S 21 vjeç dhe M.S 20 vjeç, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com