Grabitje në Prishtinë

Grabitje në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur para rreth dy orësh në rrugën “Rustem Statovci” në Prishtinë.

Një person ka hyrë në një market dhe ka kanosur me mjet të mprehtë arkëtaren.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se i dyshuari ka kërkuar 50 euro nga arkëtarja të cilat më pas i ka marrë.

“Rreth orës 17:30 është marrë informata se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar nga ajo 50 euro, dhe të njejtat i ka marrë”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore./Insajderi.com