PRONTO

Grabovci kërkon që të lirohet nga akuzat: Bisedat ishin konsultative

Në verën e vitit 2016 Insajderi.com kishte publikuar një serë videosh të ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit, i cili përmes bisedave me persona të tjerë përcaktonte për anëtarë bordesh, punësonte njerëz dhe planifikonte vepra të tjera të cilat bien ndesh me ligjin për të cilat Grabovci është i dënuar me kusht.

Grabovci kërkon që të lirohet nga akuzat: Bisedat ishin konsultative

Adem Grabovci, Ilhami Gashi dhe Sedat Gashi janë paraqitur në seancën e Gjykatës Supreme të Kosovës si të dënuar me kusht për rastin “Pronto”, përgjigjimet e publikuara nga Gazeta Online Insajderi.com

Ata kanë kërkuar që të lirohen nga akuzat, njofton Insajderi.

“Dua të shprehi habinë time që s’muj me kuptu dhe pranu se unë kam bërë dallime politike jo në atë kohë por në asnjë moment, dhe nëse ka mundësi që të gjendet vetëm një qytetar apo anëtar i ndonjë subjekti politik që deklaron se në ndonjë formë ia kam shkelë të drejtën dikujt apo kam bërë dallime jam i gatshëm të përgjigjem në çdo kohë”, ka thënë Grabovci.

Grabovci ka thënë se  bisedat që i kishin zhvilluar me dy të akuzuarit tjerë Ilhami dhe Sadat Gashin kishin qenë biseda konsultative.

“Ne kemi biseduar në telefon, mund ti quajmë biseda konsultative, por asnjëherë nuk mund të vërtetohet se unë kam ndikuar që Afrim Dauti apo Blerim Camaj të zgjidhen në pozita zyrtare. Ligji për shërbyesit civil këtë e vërteton, po ashtu po iu siguroj një dokument zyrtar që vërteton se në përbërje të komisionit janë anëtarë të tjerë, ku Afrim Dautin ky komision e vlerëson me vlerësim maksimal, dhe mbi bazën e këtij ligji nga katër anëtarë është vendosur që i njëjti të emërohet. Për mua është e qartë çka ka ndodhur, më vjen shumë keq, por ajo që ka ndodhur në rastin tim mua më është bërë dënim publik moral, dhe pretendimin e Apelit e vlerësoj të padrejta”, tha Grabovci.

Në gusht të vitit 2016 Insajderi.com, kishte publikuar përgjigmet “Pronto”, në të cilat Adem Grabovci bashkë-bisedon me figura të ndryshme të vendit për të përcaktuar anëtarë bordesh, punësime etj.  /Insajderi.com