Graçanica fton serbët që duan ta marrin vaksinën e Pfizerit të lajmërohen

Graçanica fton serbët që duan ta marrin vaksinën e Pfizerit të lajmërohen

Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë u ka bërë thirrje “të gjithë të interesuarive” që duan të marrin vaksinën anti-COVID të Pfizerit, të lajmërohen.

Në njoftimin e kësaj qendre, thuhet se imunizimi me vaksinën kineze Sinopharm po vazhdon në Kurshumli, ndërkohë që me atë amerikano-gjermane Pfizer-BioNTech, do të bëhet në javët në vazhdim, po ashtu në Kurshumli.

Serbia ka siguruar rreth dy milionë vaksina anti-COVID dhe ka përcaktuar disa qyteteve, si Vranja, Rashka e Kurshumlia si qendra për t’i vaksinuar serbët e Kosovës. Kryesisht deri më tash, serbët e Kosovës janë vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse.

Ndërkohë, në Kosovë ende nuk ka arritur asnjë vaksinë anti-COVID. Qeveria në detyrë kishte paralajmëruar se vaksinat e para do të vinin në shkurt, e tash insiston se do të vijnë në mars./Insajderi.com