
Në qytetin holandez në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë, është duke u mbajtur seanca për të akuzuarin për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ish-komandantin e ushtrisë së Serbisë Ratko Mlladiq.
Ndërsa para gjykatës janë duke protestuar shoqata “Gratë – viktimat e luftës” në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan gazeta gjermane deutschlandfunk, raporton Insajderi.
Ato kanë dalë në qytetin e Hagës me parulla kundër Ratko Mlladiq. Ato janë duke bërë thirrje për dënimin e tij.
Kryetari i kolegjit ka lexuar akuzat kundër ish gjeneralit 74-vjeçar. Mlladiç është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje 1992-1995.
Ai është veçanërisht i ngarkuar edhe me akuzat për masakrën e Srebrenicës.
Në ish-zonën e mbrojtjes të OKB-së, njësitë serbe ishin vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Përveç kësaj, Mlladiç duhet të përgjigjet për rrethimin 44-mujor të Sarajevës, në të cilin, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, 10,000 njerëz u vranë.
Prokuroria kërkon një dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kërkon lirimin. /Insajderi.com