Grenell: Administrata Obama-Biden ka injoruar çështjen Kosovë-Serbi

Grenell: Administrata Obama-Biden ka injoruar çështjen Kosovë-Serbi

I dërguari special për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se administrata Obama-Biden, ka injoruar çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ai për PSCP.tv se marrëveshjes në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte sepse, “kështu dëshironin kosovarët dhe serbët”.

“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama – Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi”, tha Grenell.

Ai më tutje foli dhe për përfshirjen e Trump-it në këtë marrëveshje.

“Jemi në një fushatë paqeje me një marrëveshje për normalizim ekonomik. Është një nga ato gjëra që funksionon vetëm kur një i jashtëm mendon ndryshe. Donald Trump ishte i jashtëm në atë moment që u fut dhe tha se kjo nuk ka kuptim. Ne po negociojmë për disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe tradicionalistët, ‘ekspertët’ e Ballkanit në Departamentit Shtetëror thanë se duhet folur për çështjet politike”, deklaroi emisari amerikan. /Insajderi.com