I dërguari special amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se admnistrata Obama ka injoruar për tetë vite Kosovën dhe Serbinë – në një përballje për çështjen e Kosovës me Ned Price, ish-asistent i ish-presidentit amerikan, Barak Obama.
Price ka shkruar se Grenell po dështon në dy nismat e tij; dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dekriminalziimi global për komunitetin LGBTQ, njofton Insajderi.
“Richard Grenell i ka kërkuar vazhdimisht në publik dy nisma kyçe gjatë kohës së tij në administratë: diplomacia mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe dekriminalizimi global i LGBTQ. E para dështoi në mënyrë spektakolare, dhe e dyta është një nismë të cilën partia e tij nuk ia lejon ta diskutojë”, ka shkruar Ned Price në një shkrim në Twitter”, ka shkruar ai në Twitter.
Më pas ka ardhur reagimi i emisarit të Trump-it, Richard Grenelll – i cili ka shkruar se administrata e Obamës për tetë vite ka injoruar popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
“Bisedimet Kosovë-Serbi mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar popujt e Kosovës dhe të Serbisë për tetë vjet. Dhe, dekriminalizimi nuk ka qenë asnjëherë prioritet për ju”, ka shkruar Grenell. /Insajderi.com.
Kosovo and Serbia negotiations are at the White House next week.
Your team ignored the people of Serbia and Kosovo for 8 years. And never made decrim a priority.
Your current candidate @JoeBiden called gays a security risk! https://t.co/tblkkw0yKO
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 27, 2020