Grenell arrin në Beograd – pritet nga kryeministrja Brnabiq

Grenell arrin në Beograd – pritet nga kryeministrja Brnabiq

Emisari i Posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bashkë me përfaqësuesit e DFC-së kanë ateruar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, pas vizitës së tyre që zhvilluan sot në Kosovë.

Të deleguarit amerikan atje janë pritur nga kryeministrja, Ana Brnabiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raporton “B92”, transmeton Insajderi.

Grenell, së bashku me drejtorin ekzekutiv të DFC-së, Adam Boler, do të takohen nesër me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

Përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët pas takimit, dhe më pas do t’iu drejtohen mediave.

Media serbe shkruan se me ardhjen e ambasadorit Grenell dhe drejtorit ekzekutiv të DFC Boler, fillon realizimi konkret i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua më 4 shtator në Uashington. /Insajderi.com