Grenell BE-së: Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato për kosovarët

Grenell BE-së: Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato për kosovarët

Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me mos-liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato”, ka shkruar Grenell ndër tjerash në Twitter.

Ky postim i tij erdhi pasi Petrit Selimi ka shkruar për politikat e Bashkimit Evropian të cilat ai i quajti “të pabesueshme” në raport më çëshjen e vizave.

Grenell i cili ka shërbyer në Gjermani si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se Angela Merkel i kishte thënë se do të lehtësohen vizat për disa punëtorë kosovarë në 2019.

“Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, tha Grenell. /Insajderi.com