Grenell deklaron se Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asgjë me SHBA-të

Grenell deklaron se Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asgjë me SHBA-të

Emisari i Posaçëm i administratës Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është deklaruar rreth marrëveshjes së bashkëpunimit që nënshkruan dje Kosova dhe Serbia.

Grenell thotë se përgjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje midis dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar kurrfarë marrëveshje me SHBA-të.

I pyetur nga gazetarët nëse edhe presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar diçka, Grenell është përgjigjur duke thënë “se është e vërtetë”.

“Ai ka nënshkruar vetëm konfirmimin se do të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes”, ka thënë Grenell.

“Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin”, ka shtuar Grenell.

“Para së gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiq kur iu drejtuar mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizojë rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë për fund Grenell. /Insajderi.com