Emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë vizitës së tij të sotme në Serbi ka thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bashkë me vajzën e tij Ivanka, do të vizitojnë shumë shpejt Serbinë, njofton Insajderi.
Këtë Grenell e deklaroi pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
“Të dy Presidenti Trump dhe Ivanka Trump kanë konfirmuar se duan të vizitojnë Serbinë”, citojnë mediat serbe të ketë thënë Grenell, duke mos treguar ndonjë datë të saktë.
Pas vizitës në Kosovë, delegacioni amerikan është duke qëndruar sot në shtetin serb, ku edhe kanë mbajtur takim me presidentin Vuciq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Presidenti serb pas takimit e ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar më të rëndësishmen që nga viti 1881. /Insajderi.com