Grenell flet me Ramën: Ma bëri të qartë që është i frustruar me BE-në

Grenell flet me Ramën: Ma bëri të qartë që është i frustruar me BE-në

Ish-Emisari i ish- presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një medium amerikan.

Grenell e ka pyetur Ramën se cili ishte mesazhi i tij ndaj Bashkimit Evropian për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, si dhe për iniciativën e Mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shteitt.

Pas kësaj interviste, Grenell ka ardhur në konkludimin se kryeministri shqiptar është i frustruar me BE-në.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë – është i frustruar me Bashkimin Europian”, ka shkruar ai në Twitter./Insajderi.com