Grenell: Ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e Boltonit, jo e Trumpit

Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan për dialogun ka mohuar idenë e shkëmbimit të territorëve.

Grenell: Ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e Boltonit, jo e Trumpit

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka mohuar edhe njëherë idenë e shkëmbimit të territorëve në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për Fox News, Richard Grenell, tha se ideja për shkëmbim territorësh ishte e ish-këshilltaritt të presidentit Trump, John Bolton, dhe jo e Trump-it si president.

“Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump,” tha Grenell, transmeton Insajderi.com.

Grenell foli për takimin në mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet me 27 Qershor në Uashington, ai dje në një paraqitje televizive tha se në këtë nivel bisedimesh nuk do të jetë i pranishëm presidenti amerikan, Donald Trump dhe se do të diskutohet për ekonominë. /Insajderi.com/