Lajmi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me ato të Kosovës dhe Serbisë janë nominuar nga deputeti suedez, Magnus Jacobsson, për çmimin “Nobel” për Paqe, nuk ka zënë vend edhe në rrjetin kabllor televiziv amerikan CNN, njofton Insajderi.
Kjo gjë e ka penguar të Dërguarin e Posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili kritikoi mediumin prestigjioz për mosraportimin se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u nominua për “Nobel” për paqe, shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se ky nominim nuk është në faqen e parë të CNN-it, duke ironiozuar se në këtë faqe kanë artikullin për kokat e dushit më të mira të vitit 2020.
“Nominimi i Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është në faqen e parë të CNN-it. Por kjo është arsyeja pse ata kanë kokat më të mira për dushin të vitit 2020”, ka shkruar Grenell. /Insajderi.com
President @realDonaldTrump’s Nobel Peace Prize nomination for the Kosovo Serbia Agreement is not on @cnn’s homepage.
But they do have The Best Shower heads of 2020.
This isn’t a news organization, it’s an advocacy group. pic.twitter.com/5TxXiiQPYA
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 11, 2020