
Ish-i Dërguari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, i cili ka qenë kundër politikave të SHBA-së ndër vite, që nga administrimi i Bill Clinton, George Bush, Barack Obama e Donald Trump.
“Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan”, ka thënë Grenell.
Ai kërkoi nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, që të lexojë një artikull të medies izraelite “Haaretz” në të cilin thuhet se “nën presion të Turqisë, Kosova mund të ndryshojë vendimin për të hapur ambasadën në Jerusalem”. /Insajderi.com
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021