Grenell: Ky është vetëm fillimi i ardhmërisë së ndritur të përgatitur për Kosovën dhe Serbinë

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, gjë që është vetëm fillimi i ardhmërisë së ndritur të cilën po përgatisim për miqtë tanë në Kosovë dhe Serbi”, ka deklaruar Richard Grenell.

Grenell: Ky është vetëm fillimi i ardhmërisë së ndritur të përgatitur për Kosovën dhe Serbinë

Emisari i posaçëm i administratës amerikane për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell ka thënë për gazetën serbe Blic se nënshkrimi historik i vendosjes së fluturimeve të drejtpërdrejta në mes Beogradit dhe Prishtinës do t’i ndihmojë komunitetit të biznesit, ne hapjen e vendeve të reja të punës dhe ta zgjerojë tregun.

Grenell ka pretenduar se ky hap është pasojë e emërimit të tij për emisar të posaçëm, me vërejtje se zhvillimi ekonomik është çelës për lëvizje të procesit.

“Kur presidenti Trump kërkoi që unë të jem emisar i posaçëm i presidentit në negociata paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë qartë se zhvillimi ekonomik është çelës për lëvizjen e procesit. Rritja ekonomike gjithmonë do të jetë krijuesi më i madh i pasurisë për njerëzit e këtij rajoni dhe të botës”, ka thënë ai.

Banorët dhe afaristët do të mund të zëvendësojnë gjashtë orë vozitje me një fluturim direkt prej 20 minutash, ka shpjeguar Grenell.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, gjë që është vetëm fillimi i ardhmërisë së ndritur të cilën po përgatisim për miqtë tanë në Kosovë dhe Serbi”, ka theksuar Grenell./Insajderi.com.