
Ish-i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka lartësuar “heronjtë serbë” e betejës së Vidovdanit, njofton Insajderi.
Nderimin e tij Grenell e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai.
Sot në Gazimestan serbët kanë festuar festën e Vidovdanit. /Insajderi.com
Today we honor the #Vidovdan heroes.
On this day in 1389, the battle against the Ottomans in #Kosovo began.
Today is a memorial day to Saint Prince Lazar and the Serbian holy martyrs.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 28, 2021