Grenell: Letra mbi Qëllimet e mundur javën e ardhshme

Emisari i posaçëm i presidentit të SHBA ka deklaruar se Letra mbi Qëllimet për vendosjen e linjës hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të pritet qysh javën e ardhshme.

Grenell: Letra mbi Qëllimet e mundur javën e ardhshme

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan Richard Grenell njëkohësisht ka shprehur kënaqësi për shkak të takimit dhe ka theksuar se është falënderues dyja palëve që kanë ardhur në Berlin në bisedime.

“Kemi bërë një përparim të mirë në drejtim të nënshkrimit të Letrës mbi Qëllimet për bashkëpunim në fushën e hekurudhës”, ka thënë Grenell.

Ai ka shtuar se diskutimi ishte shumë konstruktiv dhe se kishte kohë për të biseduar edhe për tema tjera të rëndësishme, por nuk ka precizuar për cilat tema.

“Do të punojmë në atë që Letra mbi Qëllimet të përfundojë javën e ardhshme”, ka precizuar Grenell.

Vendosja e linjës hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë është vazhdim i bisedimeve për vendosjen e trafikut ajror në mes dyja vendeve, pas 21 vjetëve, përkujtojnë në ambasadën e SHBA në Berlin ku ambasadori Grenell dje ka udhëhequr takimin./Insajderi.com.