
Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka publikuar një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2013, të cilën partia e Albin Kurtit e ka fshirë.
Grenell e bëri “tag” në këtë postim edhe Këshilltarin e Lartë të Biden për Siguri Kombëtare, Jake Sulliavn.
Ajo komunikatë kishte të bënte me konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, me autor anëtarin e LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazin.
“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli u ndërtua duke bërë krime. Dhe thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Mbështetjes së Krimeve.”, tha Grenell.
Kjo është vetëm një nga shumë postimet në Tëitter, të cilat Grenell po i drejton kah fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti.
Grenell e ka cilësuar Kurtin si “të majtë ekstrem dhe anti-amerikan”. /Insajderi.com
Albin Kurti and his party VV believe Israel was built by committing crimes. And says the U.S. and the U.K. support this crime.
This is dangerous talk for a US ally. @jakejsullivan pic.twitter.com/lpxBIn2mYU
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 3, 2021