Grenell merr dekoratë nga Trump për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi

Grenell merr dekoratë nga Trump për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dekoruar të dërguarin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Me Medaljen për “Siguri Kombëtare”, Grenell u përgëzua për kontributin në arritjen e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Instagram, Grenell e ka quajtur këtë dekordim si “nder të madh”.

“Ishte një nder i madh – veçanërisht sepse erdhi nga Donald Trump i cili ka përdorur diplomacinë për të sjellë paqe në botë. Ai nuk ka filluar luftëra të reja, solli trupat amerikane në shtëpi, ndërtoi ushtrinë amerikane – dhe ende nënshkroi marrëveshje paqësore”, ka shkruar Grenell.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje ekonomike më 4 shtator në Uashington.

Mini-shcengeni dhe njohja e Izraelit ishin dy nga pikat kryesore të marrëveshjes. /Insajderi.com

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)