Ish-i dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas samitit të G7, ku shihet në disa pamje të publikuara se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson këmbëngulë te presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pasi ky i fundit përfshiu presidentin e Afrikës së Jugut në një takim të G7, njofton Insajderi.
Teksa ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Twitter, Grenell thotë se Evropës i pëlqen ta kontrollojë presidentin Biden.
“Ata e duan atë. Mendoj se ata janë në ekstazë që kanë Bidenin në krye të Shteteve të Bashkuara. Zoti na ndihmoftë”, është shprehur Grenell në Twitter. /Insajderi.com
Europe loves controlling Biden! Watch this….
They LOVE him. I mean, they are ecstatic to have Biden in the US chair.
God help us. https://t.co/SVJCg32LcP
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 13, 2021