Grenell për takimin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka negociata pa befasi

Grenell për takimin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka negociata pa befasi

I Dërguari i Posaçëm i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se në çdo proces negociatash ndodhin befasi, njofton Insajderi.

Pas ditës së parë të bisedimeve që po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë midis palëve të Prishtinës dhe Beogradit, Grenell tha se SHBA u ka prezantuar të dy palëve diçka të befasishme.

“Mendoj që nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira”, ka thënë Grenell për “Neësmax”, transmeton Insajderi.

“Ato (befasitë) bëjnë presion në të dy palët që të bëjnë më shumë, që të krijojnë më shumë. Pra, po, kemi shfaqur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar . Ndonjëherë bëhen para medieve se janë befasuar më shumë se që është situata. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi bërë progres dhe shpresoj për zgjidhje”, theksoi Grenell. /Insajderi.com