Grenell-përkrahësit të Kurtit: Po ta kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë

Grenell-përkrahësit të Kurtit: Po ta kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Admir Molla-përkrahësi i kryeminstrit, Albin Kurti, po e kritikon rëndë Amerikën, shkruan Insajderi.

Ai ka shpërndarë një postim të Admir Mollës në ‘Twitter’, të cilin e ka kritikuar për qasjen e tij kundër SHBA-së.

“Përkrahësi kryesor i Albin Kurtit në SHBA kritikon rëndë SHBA-në”, ka shkruar Grenell.

Ai ka deklaruar se taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë.

“Do t’ia kujtoj Admir Mollës që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”.

Ndërkaq, Molla në një postim kishte shkruar që ambasadori amerikan, Philipp Kostnett, nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë, shumica as që kanë dëgjuar për Kosovë. Ambasadori amerikan nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme. Pavarësisht madhësisë, secili shtet e ka të drejtën e sovranitetit. Po ashtu, Franca e ka çliruar SHBA-në, por a është Amerika përgjithmonë borxhli? Jo”, ka deklaruar ai./Insajderi.com