Grenell përmend Kosovën e Serbinë për ta “sulmuar” administrarën Biden

Grenell përmend Kosovën e Serbinë për ta “sulmuar” administrarën Biden

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përmendur dy shtetet e Ballkanit Perëndimor për ta quajtur si “të dështuar” siç tha ai “establishmetin e Uashingtonit”.

Gjatë një interviste për Newsmax, ai tha se i “është thënë të punojë në çështjen Kosovë-Serbi” me njerëzit që sipas tij “kanë dështuar” se 20 vite, raporton Insajderi.

“Shembulli perfekt është ai Kosovës dhe Serbisë. Më është thënë se duhet të shkoj  dhe të formoj ekipin me njerëzit që kanë punuar në këtë çështje që 20 vite. Dhe unë thash a janë ata njerëz që  kanë punuar që 20 vite dhe që ndodhta kanë dështuar, mos ndoshta duhen ide të reja. Por kjo nuk funksionon në Uashington, ky është mentaliteti që ata urrejnë”, ka shkruar Grenell.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator kishin arritur një marrëveshje ekonomike në Uashington.

Grenell përgjatë kohës sa ishte në funksion replikonte vazhdimisht me politikanët shqiptarë, madje duke pasur edhe kritika e gjykime. /Insajderi.com