
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se po vazhdon që të merr kërcënime në rrjete sociale pasi që ua uroi serbëve Vidovdanin, shkruan Insajderi.
Në profilin e tij në Instagram, Grenell ka publikuar mbrëmë disa mesazhe nga persona që i kanë shkruar atij, ku një nga ta kërcënohej ish-emisari amerikan me heqje koke.
I njëjti pak orë më vonë, ka publikuar edhe dy mesazhe tjera, ku njëri nga ta ishte falënderues për të dhe Amerikën.
“Jam krenar për mbështetjen e shqiptarëve – ata e duan Amerikën dhe ne e vlerësojmë miqësinë e tyre”, ka shkruar ai./Insajderi.com