Grenell reagon pas takimit të parë konsultativ Kosovë-Izrael

Grenell reagon pas takimit të parë konsultativ Kosovë-Izrael

Emisari i Posaçëm i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar takimin e parë konsultativ midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Izraelit, që është zhvilluar gjatë ditës së enjte, njofton Insajderi.

Grenell ka përshëndetur këtë hap të ndërmarrë nga të dyja vendet drejt vendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike.

Ai shpërndau postimin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, që ka shkruajtur për këtë takim, gjë që Grenell e vlerësoi si të shkëlqyeshme.

Me arritjen e marrëveshjes së  4 shtatorit të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë u paralajmërua edhe njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit. /Insajderi.com