Grenell: Shqiptaro-amerikanët ma bënë të qartë se do ta votojnë Trumpin

Grenell: Shqiptaro-amerikanët ma bënë të qartë se do ta votojnë Trumpin

Emisari i Posaçëm i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka takuar sot komunitetin shqiptaro-amerikan në Detroit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Përmes rrjeteve sociale, Grenelli ka njoftuar të ketë takuar komunitetin shqiptar të bizneseve, por edhe prijësitë fetarë, duke theksuar se ata ia kanë premtuar votën për presidentin aktual, Donald Trump.

“Në Detroit për të biseduar me bizneset e komunitetit shqiptar dhe me liderët fetarë. Ata e bënë të qartë: shqiotaro-amerikanët do ta votojnë Donald Trumpin”, shkroi Grenelli në Instagram. /Insajderi.com