Grenell: Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e çështjeve ekonomike

Emisari i SHBA-së për dialogun është shumë i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell: Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e çështjeve ekonomike

I Dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Richard Grenell tha se diplomacia amerikane është  e interesuar të diskutojë çështjet ekonomike në një takim më 27 qershor, i cili do të mbahet në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për televizionin “Newsmax”, ai tha se “disa të ashtuquajtur ekspertë” i bënin presion të dy palëve për të diskutuar vetëm çështje politike, sipas agjencisë së lajmeve serbe “Tanjug” me këtë Grenell I është referuar mediave të Prishtinës..

Më 27 qershor, emisari i Trump-it ka organizuar takim në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com/