
Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd, njofton Insajderi.
Ai ka shkruar në Twitter se krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Uashington më 4 shtator.
“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka shkruar Grenell, duke shtuar se vizita e delegacionit të Qeverisë amerikane në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme.
Edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd Anthony Godfrey e ka quajtur të rëndësishme marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 4 shtator, e që sipas tij do të krijojë vende pune, progres dhe stabilitet./Insajderi.com