Grenell thotë se është kërcënuar me jetë nga një shqiptar

Grenell thotë se është kërcënuar me jetë nga një shqiptar

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pretendon se është kërcënuar me jetë nga një ndjekës shqiptar në faqen e tij në Instagram, njofton Insajderi.

Këtë kërcënim ai e ka postuar në llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Ai e ka zbuluar emrin e ndjekësit, sikurse edhe kërcënimin, ku thuhet: “Nëse vjen në Shqipëri, do ta presim kokën. Po presim, ne nuk harrojmë, mbaje mend këtë”.

Grenell ka postuar këtë kërcënim me mesazhin përcjellës se “kjo nuk pasqyron gjithë shqiptarët dhe se do të raportohet në policinë lokale”.

Ish ndërmjetësuesi i SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi, të hënën e 29 qershorit ka uruar serbët për festën e Vidovdani.

Luftëtarët serbë i quajti heronj, ndërkohë që kësaj feste iu referua sipas historisë që paraqesin vetë serbët – si fitimtarë në Betejën e Kosovës të vitit 1389. /Insajderi.com