Grenell tregon çka biseduan në takim me Kurtin

Grenell tregon çka biseduan në takim me Kurtin

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë – Serbi është takuar gjatë ditës së sotme me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Grenell, para gazetarëve tha se me Kurtin kanë biseduar për zhvillimin e ekonomisë në vend e jo për situatën politike në vend.

“Është kënaqësi të takojë sërish zotëri Kurtin dhe e kuptojë që formimi i qeverisë është një diskutim i vështirë, kjo ndodh në të gjithë botën. Por ajo çka po përpiqem të bëjë është të sjell biznese këtu e nuk shqetësohem për luftëra politike. Qeveria e Trumpit është shumë e interesuar që të rrit bizneset dhe nuk jam këtu që të flas për çështje politike. Besoj që duhet të krijojmë vende të reja të punës në vend dhe ekonomia të rritet”, ka thënë Grenell.

Pas takimit me Kurtin, Grenell do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.  Ndërsa mbrëmë, ambasadori amerikan ka zhvilluar një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi./Insajderi.com