Grenell u drejtohet me një mesazh shqiptarëve në Amerikë

Grenell u drejtohet me një mesazh shqiptarëve në Amerikë

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Grenell përmes këtij vido mesazhi ka thënë  se shpreson që shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së.

Vota pro Trump është  zgjedhje e duhur ka thënë Grenell, pas që ai sipas tij ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj./Insajderi.com