Grenell u impresionua nga fotot e Mustafës, por cila është fotografia e tij që bëri më së shumti bujë

Grenell u impresionua nga fotot e Mustafës, por cila është fotografia e tij që bëri më së shumti bujë

Richard Grenell, ambasadori amerikan është takuar sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimi është zhvilluar brenda selisë së kësaj parti, shkruan Insajderi. 

Gjatë këtij takimi përveç se u diskutua për zhvillimet politike në vend e tema në lidhje me ekonominë, temë diskutimi qe edhe eksperienca politike e Isa Mustafës.

Vet Grenell pas këtij takimi e ka cilësuar Mustafën si njeri me eksperiencë politike, duke përmendur se së bashku kanë parë edhe disa fotografi.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z. Mustafa që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë”, ka thënë Grennell, përcjell Insajderi.

Ndonëse nuk dihet se çfarë fotografi kanë parë së bashku, dihet që shkrepja më e bujshme e Isa Mustafës është ajo ku shihet duke bërë homazhe para arkivolit të Josip Broz Titos, Liderit të Ish-Jugosllavisë.

Isa Mustafa duke bërë homazhe para arkivolit të Josip Broz Titos

Siç dihet, Mustafa fillet e para në politikë i kishte nisur me Partinë Komuniste Jugosllave që në atë kohë drejtohej nga Josip Broz Tito. Në atë kohë Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i Rinisë Shqiptare të Partisë Komuniste Jugosllave, pikërisht me këtë titull kishte marrë pjesë edhe në homazhe të vdekjes së liderit komunist jugosllav, Tito-s.