Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka ardhur sot për vizitë në Kosovë.
Pas vizitës në Shqipëri, Grenell ka marrë rrugë për në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar përmes fotografive të publikuara në “Instagramin” e tij, shkruan Insajderi.com
“Ka energji shumë të mirë në Prishtinë, Kosovë – mund ta ndjeni atë”- ka shkruar Grenell në postimin e tij krahë fotografive.
Ditë më parë, Grenell ka qëndruar në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim me presidentin, Ilir Meta.
Nga atje, Grenell kishte shkruar se “Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”.
Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së./Insajderi.com