Grenell Vuçiqit: Kjo duhet të ndodhë njëkohësisht

Njeriu i besueshëm i presidentit të SHBA Donald Trump ka arritur në Beograd dhe është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Grenell Vuçiqit: Kjo duhet të ndodhë njëkohësisht

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqt sot e ka pritur në Beograd emisarin e posaçëm të presidentit të SHBA për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell.

Grenell ka udhëtuar në Beograd nga Prishtina, ku ka thënë se Kosova duhet t’i heqë taksat, ndërsa Serbia ta ndërpresë fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo duhet të ndodhë në kohë të njëjtë, dhe të jem i sinqertë, mendoj se së shpejti do të ndodhë. Komuniteti i biznesit dëshiron që kjo të ndodhë, njerëzit e thjeshtë bëjnë thirrje për këtë. Kjo është ajo që duam të arrijmë. Që njerëzit të lëvizin përpara, që të hapen vende të reja të punës dhe të braktisen çështjet politike nga e kaluara”, ka thënë Grenell.

I pyetur të komentojë deklaratën e tillë të Grenellit, Vuçiq ka thënë mbrëmë se “deri tani nuk ka marrë një propozim të tillë nga Grenelli, dhe se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë”.

Përndryshe Grenell më herët ka paralajmëruar se në fokus të bisedimeve do të jetë zhvillimi ekonomik, të shikohet kah e ardhmja dhe të braktisen temat politike nga e kaluara.

Grenel dhe Vuçiq pas takimi do t’i drejtohen gazetarëve./Insajderi.com.