
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, do ta vizitojë Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar vet Grenelli përmes një postimi në Twitter, njofton Insajderi.
“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”.
Bashkë më Grenellin në Kosovë pritet të zbresë edhe një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler. /Insajderi.com
Implementing the agreement made by Kosovo and Serbia is a top priority for the Trump Administration. See you in Pristina and Belgrade this week! https://t.co/C1i6vViRTP
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 20, 2020