Grenell – Kurtit dhe Osmanit: Pse nuk i dënuat sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut kundër Izraelit?

Grenell – Kurtit dhe Osmanit: Pse nuk i dënuat sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut kundër Izraelit?

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ka pyetur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se pse nuk i dënuan “sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit”.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Përndryshe ka një javë që në Gaza po zhvillohet një konflikt në mes Izraelit dhe Palestinës.

Si rrjedhojë në Prishtinë të premten u organizua një marsh solidarizuues me Palestinën, diçka që gjeti mbështetje, por edhe kritika.

Por, eksponentë të ndryshëm në Kosovë kanë kërkuar nga Osmani dhe Kurti që t’i dalin në mbrojtje Izraelit përmes një deklarate zyrtare. /Insajderi.com