Greqia: Mbështesim liberalizimin e vizave, por nuk do të njohim Kosovën

Greqia: Mbështesim liberalizimin e vizave, por nuk do të njohim Kosovën

Ministria e Jashtme e Greqisë thotë se e mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk do ta njohë shtetësinë e saj.

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të vijë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Ministria greke përmes një e-maili ka treguar arsyet e kësaj vizite, por ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet.

“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë kontekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së greke për RTV Dukagjinin./Insajderi.com