Greqia mbështetë përmbylljen e procesit të vizave

Greqia mbështetë përmbylljen e procesit të vizave

“Greqia nuk është kundër liberalizimit të vizave për Kosovë”, kështu i është konfirmuar ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, një video-konferencë me homologun e saj grek, Nikos Dandias.

Kjo videoconferencë është në kuadër të sesionit të 75’të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm grek, madje theksoi se Greqia është pro asaj që ky proces të përmbyllet, njofton Insjaderi.

Po ashtu është diskutuar edhe për marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit, që sipas Haradinajt, “është rruga për njohje reciproke nga Serbia.

“Me ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hap rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj Stublla. /Insajderi.com