Grevat e punëtorëve teknikë – Zemaj thotë se do shqyrtojnë çdo mundësi për të përfillur kërkesën e tyre

Grevat e punëtorëve teknikë – Zemaj thotë se do shqyrtojnë çdo mundësi për të përfillur kërkesën e tyre

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka filluar një takim me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi si dhe Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqin – në lidhje me grevën dy mijë punëtorëve teknikë në institucionet shëndetësore.

Mosrealizimit i kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria është revolta e këtyre punëtorëve.

“Ne do shqyrtojmë çdo mundësi që na jepet për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Vendimi nuk mund të themi që është përfundimtar pasi duhet të kalojë në hapa pasues për të arrirë deri tek rezultati”, tha Zemaj pas takimit.

Punëtorët teknikë kanë mbajtur edhe protesta me kërkesën e njëjtë. Pagesat shtesë për punën gjatë pandemisë. /Insajderi.com