Gropat e krijuara nga ndërtimet e egra në Fushë Kosovë – po përdoren në vend të pishinave

Gropat e krijuara nga ndërtimet e egra në Fushë Kosovë – po përdoren në vend të pishinave

Ndërtimet e egra dhe pa masa mbrojtëse në Komunën e Fushë Kosovës po paraqesin problem për banorët e kësaj ane. 

Në një video të publikuar në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje shihet se si këto ndërtime po vënë në rrezik jetën e qytetarëve e në veçanti të fëmijëve. Teksa disa të rinj janë parë duke i shfrytëzuar gropa e mbushura me reshje shiu në vend të pishinave.

Siç edhe shihet nga pamjet uji është tejet i ndotur nga mbetjet e ndërtesave si dhe dheut./Insajderi.com