Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka thënë se kur bashkëshorti i saj Rexhep Selimi të kthehet në Kosovë shumë pikëpyetje do të iu vihet pika.
Kjo deklaratë erdhi pasi janë publikuar disa opinione të mëparshme të Donika Gërvallës ku e cilësonte Selimin si “botë e krimit”.
“Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo shtoi se nuk ka nevojë ta mbrojë Selimin, pasi sipas saj atë e mbron “e drejta, emri dhe vepra e tij”.
“Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, përfundoi Mehmeti-Selimi. /Insajderi.com
Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep…
Posted by Shqipe Mehmeti Selimi on Friday, 7 May 2021