Bashkëshortja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP – Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq, ka thënë se merr mesazhe kërcënuese përplot me fyerje, ndër të tjerë edhe nga shqiptarët.
Ajo ka theksuar se kërcënimet i ka paraqitur tek organet përkatëse.
“Kjo është mënyrë e vetme që të mbrohemi. Ka aty edhe shqiptarë. Ka fyerje të llojllojshme, fjalë kërcënuese”, ka thënë ajo.
Në një bisedë me “Kurir”, ka shfaqur habinë që Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë të dyshuar për vrasjen e bashkëshortit.